Site logo

Ntreg

“Kush s’pushon, do e takojë avokatin tim!” – Laerti dërgon mesazh të fortë publik!

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, aktori Laert Vasili, ka dhënë një intervistë ku është shprehur hapur për tensionet me disa nga ish-konkurrentët e reality show-t.
Ai zbuloi se pas daljes nga shtëpia ka qenë i tronditur jo nga eksperienca, por nga fjalët që janë thënë për të.

“Kam qenë thjesht i lodhur nga gjumi, por jo i keq. Ajo që më tronditi ishte ajo që dëgjova më pas për veten time. Kanë thënë gjëra të pafalshme dhe nëse vazhdojnë… do të përballen me avokatët e mi,” – tha Laerti për “Jo veç kullera”.

Ai nuk përmendi emra, por la të kuptohet se disa ish-banorë kanë tejkaluar çdo kufi.

“S’mund të toleroj fyerje e shpifje, s’jam më në shtëpinë e BBVA-së, jam kthyer në realitet dhe në profesionin tim,” – shtoi ai.

Aktori po i rikthehet jetës së zakonshme artistike, duke vazhduar angazhimet e tij në teatër, por mesa duket, gjurmët e reality show-t s’janë mbyllur ende.

Të fundit