Labi krahason veten me Luizin: “Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër”

Labi krahason veten me Luizin: “Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër”

Një deklaratë e papritur e Labit ka trazuar atmosferën në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Gjatë një momenti të përgatitjes për të ngrënë, ai u shpreh me ton të lartë:
“Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër, bravo Luizi, Luiz dyshi.”

Deklarata nuk kaloi pa reagim. Klodi e sfidoi menjëherë:
“Qysh e krahason veten me Luizin?”

Por Labi vazhdoi me vetëbesim, duke i thënë vetes “bravo”, ndërsa Klodi ia ktheu ashpër:
“Ty të duhet një milion vite të jetosh për t’u bërë çereku i Luizit. Ti as deri te thonjtë e Luizit nuk je.”

Nga ana tjetër, Labi theksoi se edhe Luizi ka pasur përballje të forta në shtëpi:
“Kanë tentuar edhe atë ta gjuajnë.”

Klodi nuk u tërhoq:
“Luizin edhe e kanë dashur. Janë munduar ta kundërshtojnë, por edhe e kanë dashur vetë banorët.”

Debati ka nxitur diskutime të shumta mes banorëve për krahasimet, strategjitë dhe ndikimin që figura e Luizit vijon të ketë brenda formatit.

Të fundit