Site logo

Ntreg

Labinoti trondit me deklaratën: ‘Unë ia fitova Stresit Big Brother-in!’ – Reagon reperi

Labinoti trondit me deklaratën: ‘Unë ia fitova Stresit Big Brother-in!’ – Reagon reperi

Debatet rreth Big Brother VIP Kosova janë rindezur, pasi Labinot Rexha ka hedhur një pretendim që ka bërë bujë të madhe. Gjatë një bisede me Fjollën, ai deklaroi se fitoren e Stresit në edicionin e parë ia kishte siguruar pikërisht ai dhe rrethi i tij shoqëror, duke u shprehur se mbështetja e tyre ishte vendimtare.

Deklarata u përhap menjëherë në rrjet, ndërsa fituesi i sezonit të parë, Arkimed Lushaj – i njohur si Stresi – nuk e la pa reaguar. Me humor, ai tha:
“Unë jam mirënjohës gjithmonë… por qenka Labinoti ai që paskam harruar ta falenderoj.”

Megjithatë, reagimi i reperit nuk mbeti vetëm në nota ironike. Ai e kundërshtoi hapur pretendimin:
“Aty është lojë dhe ai është duke shpifur shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, le ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë! Mik e kam, por çfarë nxjerr prej goje e di vet ai.”

Në fund, Stresi u pyet edhe për favoritët e këtij edicioni. Për habinë e publikut, ai nuk zgjodhi emrat më të përfolur, por theksoi:
“Elijona është e preferuara ime absolute këtë vit.”

Deklarata të forta, ironi, përplasje dhe një favorit i papritur — Big Brother VIP Kosova vazhdon të prodhojë lajme edhe jashtë shtëpisë.

Të fundit