Dy nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili dhe Livia Brunga, janë parë sërish bashkë, duke ndezur kuriozitetin e fansave për marrëdhënien e tyre pas përfundimit të spektaklit.
Edhe pse rrallë shfaqen në publik në të njëjtën kohë, këtë herë arsyeja është profesionale. Dyshja ka dhënë një intervistë për “Top Channel”, ku kanë folur hapur për eksperiencën e tyre në “BBVA” dhe raportin që ruajnë edhe sot.
Në promon e publikuar në rrjetet sociale, Livia dëgjohet duke i thënë me humor Laertit:
“Nuk do shpëtosh nga asnjë pyetje!”
Kjo deklaratë ka ngjallur interes tek ndjekësit, të cilët mezi presin të shohin dinamikën mes tyre në intervistë.
Burime pranë produksionit tregojnë se miqësia e Laertit dhe Livias vazhdon edhe pas spektaklit, pavarësisht polemikave që kanë qarkulluar për raportin e tyre.
Ky ribashkim pritet të sjellë shumë të qeshura dhe batuta, por edhe disa të vërteta që s’janë thënë më parë për periudhën e tyre brenda shtëpisë së famshme.






