Site logo

Ntreg

Lajm i ëmbël: Roela dhe Vedati do bëhen prindër! Zbulohet gjinia e bebit!

Roela dhe Vedati, çifti i dashur që u njoh dhe u lidh në emisionin “Për’puthen”, kanë ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e tyre – ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Në një event të mbushur me emocione dhe dekorime festive me tematikën “boy or girl?”, çifti ndau momentet e pritjes së përgjigjes së madhe, gjinisë së foshnjës: vajzë!

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe plot emocion, dhe zbulimi i gjinisë së bebit u prit me entuziazëm nga prindërit e ardhshëm, por edhe nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Surpriza nuk mbaroi me kaq – në të njëjtin event, Vedati i propozoi për martesë Roelës, duke e bërë momentin edhe më të veçantë dhe të paharrueshëm për të dy.

Të fundit