Site logo

Ntreg

Ledion Liço me një mesazh që godet fort: Ja pse po humbasim njerëzit që duam!

Moderatori i njohur Ledion Liço ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një video me një mesazh të fortë për ndikimin që kanë telefonat inteligjentë në marrëdhëniet në çift dhe ato familjare.

Në videon e ripostuar nga eksperti i njohur Simon Sinek, theksohet se prania e telefonit në tavolinë, qoftë edhe pa u përdorur, krijon një ndjesi distance dhe tregon mungesë vëmendjeje ndaj personit përballë. “Vetëm fakti që telefoni është aty, i thotë tjetrit: Nuk je gjëja më e rëndësishme për mua tani,” shpjegon Sinek.

Ai shton se as vendosja e telefonit me ekranin poshtë nuk zgjidh asgjë, pasi tundimi për ta kontrolluar mbetet. Zgjidhja, sipas tij, është e thjeshtë: vendoseni telefonin në “airplane mode” dhe mbajeni larg syve për të treguar respekt dhe përqendrim ndaj njerëzve me të cilët jeni.

Ky postim i Ledion Liços u interpretua nga ndjekësit si një reflektim personal mbi rëndësinë e komunikimit dhe pranisë reale në marrëdhënie, veçanërisht në një kohë kur teknologjia shpesh na largon më shumë se na afron.

Ledion Liço me një mesazh që godet fort: Ja pse po humbasim njerëzit që duam!

Të fundit