Site logo

Ntreg

Ledioni apo Arbana? Rezart Veleshnja zgjedh kush duhet ta drejtojë BBVA

Rezart Veleshnja, një nga figurat më të spikatura të humorit në Portokalli, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Andale”, ku ka rrëfyer më shumë për rrugëtimin e tij në televizion dhe për eksperiencat e tij në skenën shqiptare të showbizit.

Gjatë intervistës, Veleshnja u pyet për preferencën e tij mes dy figurave të njohura të Big Brother VIP Albania: Arbana Osmanit dhe Ledion Liços. Pa u menduar gjatë, ai deklaroi se Arbana është moderatorja më e mirë dhe më e zonja për të drejtuar një spektakël si Big Brother.

Megjithatë, ai shtoi se edhe Ledioni është një prezantues shumë i mirë, por theksoi se një format i tillë, sipas shembujve ndërkombëtarë, do të ishte më efektiv nëse drejtohej nga një çift – një djalë dhe një vajzë.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, Rezarti u shpreh se përzgjedhja e Arbanës nuk vjen për shkak të ndonjë afërsie personale, përkundrazi: “Me Arbanën nuk flas. Nuk kemi asnjë marrëdhënie. E vlerësoj për talentin.”

baner viral news

Të fundit