Ledri flet për herë të parë për Xhensilën – Çfarë tha që aludoi lidhjen midis tyre?

Ledri Vula flet për herë të parë për zërat që e lidhin me Xhensila Myrtezaj: “Kemi kimi, mund të funksionojmë edhe jashtë skene”

Reperi i njohur Ledri Vula ka komentuar për herë të parë thashethemet për një romancë të mundshme mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. I ftuar në emisionin “Inspire”, ai nuk mohoi mundësinë e një lidhjeje, duke lënë gjithçka të hapur për interpretim.

Ledri sqaroi se raporti i tij me Xhensilën ka lindur në kuadër të bashkëpunimeve artistike, pasi të dy janë pjesë e së njëjtës skuadër dhe kanë qenë shpesh bashkë në studio dhe në skenë.

“Ne jemi në një skuadër, po na bie shumë të jemi bashkë në koncerte, në studio, dhe për këtë po përflitemi. Energjia po funksionon shumë mirë,” – u shpreh ai.

I pyetur nëse është beqar, Ledri nuk dha një përgjigje të prerë, por me humor tha:

“Unë jam… (qesh) beqar i interesuar. Jo jo, mirë jam.”

Më tej, Ledri pranoi se me Xhensilën ka një kimi të fortë artistike dhe theksoi se një “çift” i tillë mund të funksionojë edhe në jetën reale.

“Shkojmë në skenë, rrimë mirë bashkë. Më pëlqen shumë si artiste. Mendoj se mund të funksionojmë edhe në jetë – nëse dy njerëz duhen, çdo gjë tjetër është e kapërcyeshme.”

Për raportin me Xhensilën, ai shtoi:

“Kemi një gjuhë të përbashkët, edhe historitë tona janë të ngjashme. Është një energji shumë e mirë. Xhensila ka dëshirë të punojë dhe muhabeti mes nesh ka shkuar shumë natyrshëm.”

Ledri flet për herë të parë për Xhensilën – Çfarë tha që aludoi lidhjen midis tyre?

Të fundit