Site logo

Ntreg

Ledri sapo konfirmoi lidhjen e Sara Hoxhës me Erik Fullanin?!

Reperi i njohur Ledri Vula ka reaguar për herë të parë lidhur me romancën e re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha.

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Ledri u shpreh se për të është me rëndësi që Sara të jetë e lumtur, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt edhe te mirëqenia e vajzës së tyre.

“Sara po duket shumë e lumtur me këtë djalin. Për mua është me rëndësi që ajo të jetë e lumtur, sepse kur ajo është e lumtur, edhe vajza jonë është e lumtur. Për mua, vajza është më e rëndësishmja,” – tha ai.

Deklarata e tij u prit me vlerësim nga publiku, për maturinë dhe qasjen pozitive ndaj një situate personale që shpesh shoqërohet me polemika.

Ishte natyrshëm, distanca e ka bërë me të lehtë. Sara shumicën e kohës ka jetuar në Tiranë, unë në Prishtinë. Ne i kemi raportet shumë të mira, pavarësisht se si janë transmetuar në publik. Kemi shumë raporte të mia, është nëna e Poit. Për mua më me shumë rendësi është lumturia e Poit.  Nuk e kam probleme me qenë figurë publike, por puna e Sarës ka qenë në Tiranë, imja në Kosovë në Diasporë, dhe kemi qenë në distancë.

Nuk e kam problem se është një figurë publike, por kjo ndarja në distancë ka ftohur raportin. Dy vjet pas Dancing with the stars, nuk po them që jam tërhequr nga muzika, por fokusi im ka qenë që Sara të kishte një punë të veten, të mos bëhej bajat në Prishtinë, nuk kishte, as prindërit vëllain atje, e kam përkrahur në çdo gjë”, tha ai.

Ai u shpreh se me ish-partneren vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mirë dhe janë shumë miq, kjo edhe për shkak të vajzës së tyre, Poit.

“Sot jemi shumë shok të mirë. Kur jam unë me Poin i çoj çfarë regjistroj dhe ajo mua. Flasim për Poin si atëherë kur ishim bashkë, veç nuk jetojmë bashkë. Poit do i tregoj si jemi njohur, kohët e mira. Kam ende fotot me të, më vajzën, asgjë nuk kam fshirë. Kur ajo të rritet dhe do dojë t’i shoh, me qejf do ia tregoj”, tha Ledri.

Ndër të tjera, reperi ka folur edhe për lidhjen e re për të cilën po përflitet Sara Hoxha me Erik Fullanin. Ai tha se ajo i duket shumë e lumtur, dhe për të kjo është më e rëndësishme.

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që ajo të jetë e lumtur, nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua vajza ka shumë rëndësi. Nuk jemi as të parët, as të fundit.

Kjo është sot gjë normale. Nuk e kam aspak problem që do jete ditëlindja e Poit dhe Sara të vijë me hëngër një darkë bashkë, më shumë qejf. Nisem nga vetja, si kam qejf që partneri i Sarës të sillet me Poit do sillem dhe unë nëse partneri në rastin tim do kishte fëmijë”, tha ai.

Të fundit