Ledri Vula mban premtimin për Alketa Vejsiun

Një nga artistët më të suksesshëm dhe të dashur shqiptarë, Ledri Vula, ka surprizuar fansat me një paraqitje të rrallë në një intervistë televizive – këtë herë si i ftuar në “PodClass”Alketa Vejsiut.

Megjithëse me një agjendë të ngjeshur dhe larg ekspozimit të shpeshtë mediatik, Ledri ka mbajtur fjalën që i kishte dhënë moderatores së njohur dhe është prezantuar në studio për regjistrim live.

Alketa ndau me ndjekësit në Instagram momentin e veçantë, duke shkruar:

“@ledrivula ma premtoi dhe erdhi në @podclass.alketavejsiu 🙏🏻 I vlerësoj shumë artistët që i mbajnë premtimet. Thank you Ledri dhe skuadrës së tij të menaxhimit!”

Përveç falënderimeve, ajo i ftoi ndjekësit që t’i sugjeronin pyetje për artistin, duke theksuar se intervista po zhvillohej në kohë reale.

Ky bashkëpunim mes një ikone të skenës muzikore dhe një prezentueseje të shumëvlerësuar shqiptare, ka ngjallur interes të madh në rrjet, me fansat që mezi presin të dëgjojnë bisedën e tyre të plotë.

Të fundit