Moderatorja Lei Kraja bëri bujë pak ditë më parë me një deklaratë të pazakontë në Top Albania Radio, ku tregoi se ka menduar t’i propozojë Arbër Çepanit idenë për të sjellë në jetë një fëmijë “me kontratë”. Komenti i saj erdhi pas një diskutimi të nisur nga deklarata e Arjan Currit në podkastin e Grida Dumës, ku ai tha se do të ishte i gatshëm të bëhej baba nëpërmjet një marrëveshjeje.
“Po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i them Arbrit: hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Ia kam thënë disa herë që ‘hajde bëhu babai i fëmijës tim’. Kështu e kam në mendje… Arbër, nëse më dëgjon…”, u shpreh Lei gjatë intervistës në “Pardon My French”.
E pyetur nëse ka menduar çfarë ndodh në rast se Arbri martohet më parë, moderatorja reagoi me humor: “Me këtë ritëm që ka Arbri, nuk do martohet. Por edhe nëse ndodh, unë gjej një tjetër.”
Reagimi i Arbër Çepanit nuk vonoi. Ai publikoi në “Instastory” videon me deklaratën e Leisë, shoqëruar me një përgjigje të shkurtër, por që la shumë për të kuptuar: “Jam dakord. E bëjmë që tani.”
Duket se situata, edhe pse me tone humori, ka ndezur diskutime të reja rreth marrëdhënies së tyre dhe mundësisë së një “marrëveshjeje” të pazakontë midis dy personazheve të njohur.






