Site logo

Ntreg

Lëmsh mes Stresit, Jozit dhe Gjestit – menaxheri i reperit thyen heshtjen!

Situata mes Stresit dhe Jozit ka krijuar lëmsh në rrjetet sociale, pas një videoje që u bë virale disa javë më parë. Polemikat morën edhe më shumë vëmendje kur Gjesti i hoqi “follow” Stresit, duke ndezur diskutimet për raportet mes tyre.

Por së fundmi, ka ardhur një reagim i fortë nga menaxheri i reperit, Ardian Prenaj, i cili përmes një postimi në “Instagram Story” ka sqaruar se gjërat janë interpretuar gabim.

“Situata ka qenë ndryshe nga ajo që është perceptuar nga të tjerët. Nuk do të lejojmë që një karrierë mbi 20-vjeçare, e ndërtuar me përkushtim dhe integritet, të vihet në dyshim. Respekti për punën e Stresit duhet të mbrohet,” – ka shkruar Prenaj.

Ai e ka mbyllur reagimin me një mesazh mbështetës për reperin:
“Ne kthehemi më të fortë. BB4L”.

Ky mesazh shihet si një sinjal i qartë se, pavarësisht polemikave dhe thashethemeve, Stresi do të vijojë rrugëtimin e tij artistik me vendosmëri dhe energji të re.

Lëmsh mes Stresit, Jozit dhe Gjestit – menaxheri i reperit thyen heshtjen!

Të fundit