Familja e Mal Retkocerit ka reaguar publikisht duke kërkuar përjashtimin e Rogert Sterkajt nga “Big Brother VIP Albania 5”, pas gjuhës së ashpër dhe denigruese që ai ka përdorur ndaj Malit brenda shtëpisë.
Përmes një letre zyrtare drejtuar produksionit, familja shpreh shqetësimin e thellë për sulmet verbale të Rogertit, të cilat i cilëson si dhunë psikologjike dhe bullizim, që kanë prekur jo vetëm Malin, por edhe familjen e tij, identitetin personal dhe traumat e së kaluarës.
Në reagimin e tyre, ata theksojnë se fyerjet dhe sulmet ndaj familjes dhe historisë personale të Malit nuk mund të justifikohen si pjesë e lojës apo debateve televizive, duke theksuar se këto sjellje kanë kaluar çdo kufi etik dhe njerëzor.
Familja i bën thirrje produksionit të marrë përgjegjësi të plotë për krijimin e një ambienti pa dhunë fizike dhe psikologjike, duke kërkuar masa konkrete ndaj Rogert Sterkajt, përfshirë përjashtimin e tij nga formati. Sipas tyre, heshtja përballë këtyre veprimeve vetëm sa e normalizon dhunën dhe bie ndesh me normat shoqërore.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni i “Big Brother VIP Albania 5” do të reagojë pas këtij reagimi të fortë nga familja e Mal Retkocerit.







