Site logo

Ntreg

Lëvizja e papritur ne instagram e Efit ndaj Kiarës ndez rrjetin

Një lëvizje e papritur në Instagram ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë për një prishje të madhe mes dy emrave më të dashur të “Big Brother VIP Albania” – Efi Dhedhes dhe Kiara Tito.

Ndërkohë që në shtëpinë e famshme të BBVA u panë si mike të ngushta, duke ndarë emocione, mbështetje dhe premtime për një miqësi që do të zgjaste edhe jashtë, duket se realiteti ka marrë një tjetër kthesë.

Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re se Efi ka hequr Kiarën nga lista e ndjekësve në Instagram – dhe veprimi është kthyer mënjëherë mbrapsht nga Kiara. Kjo ka ndezur diskutime të shumta në rrjet: A është ky fundi i miqësisë së tyre? Apo thjesht një hatërmbetje e përkohshme?

Asnjë nga vajzat nuk ka reaguar publikisht, por veprimi ka bërë bujë të madhe. Rrjetet sociale janë përfshirë nga pyetje dhe hamendësime, me fansat që kërkojnë me ngulm të dinë të vërtetën.

Nga përqafime dhe përkrahje në “unfollow” dhe heshtje – kjo marrëdhënie duket se ka kaluar një ndryshim rrënjësor. Tani mbetet vetëm një pyetje: Çfarë ndodhi realisht mes Efit dhe Kiarës?

Të fundit