Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë: “Të kam pasur gjithmonë fiksim!”

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë: "Të kam pasur gjithmonë fiksim!"

Afrimiteti mes Limit dhe Dolces po bëhet gjithnjë e më i dukshëm brenda shtëpisë. Gjithçka nisi me një bisedë që zbuloi më shumë nga e kaluara e Limit, por përfundoi duke ndezur diskutime për intimitetin e tyre aktual.

Gjatë një momenti të qetë, Limi iu drejtua hapur Dolces, duke i rrëfyer se e njeh prej kohësh nga jashtë dhe se ka qenë gjithmonë një fiksim për të.
“Unë të njoh nga jashtë, gjithmonë të kam pasur shumë fiksim”, u shpreh ai pa hezitim.

Nga ana e saj, Dolce pranoi se edhe ajo e njihte dhe madje e kishte parashikuar hyrjen e tij në BBVK. Biseda mes tyre tregoi qartë një kimi që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët dhe publiku.

Por afrimiteti nuk mbeti vetëm në fjalë. Pas momenteve të afërsisë gjatë natës, dyshja u panë duke ndarë bashkë edhe një moment privat siç është dushi. Limi u shfaq tejet i përkushtuar ndaj Dolces, duke e ndihmuar dhe duke treguar një intimitet që ngjalli reagime të shumta, transmeton Klankosova.tv.

Situata u bë edhe më e tensionuar kur Alba i kapi “mat” dyshen. Reagimi i saj tregoi qartë se skena nuk i pëlqeu aspak, duke lënë të kuptohet se ky afrimitet mund të sjellë përplasje të reja në shtëpi.

Ndërkohë, Limi po vijon një lojë të qetë, duke studiuar konkurrentët, edhe pse për publikun ai vazhdon të lidhet shpesh me të kaluarën e tij dhe me ish-partneren Alba, të cilën e ka përmendur disa herë gjatë qëndrimit në shtëpi.

Të fundit