“Limi është i vetmi që më ka respektuar” – Alba përplaset me Londrimin

“Limi është i vetmi që më ka respektuar” – Alba përplaset me Londrimin

Një bisedë e drejtpërdrejtë dhe me tone të forta ka ndodhur mes Albës dhe Londrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku në qendër të diskutimit ishte raporti i saj me Limin.

Gjatë qëndrimit në Lavanderi, Londrimi u përpoq t’i shpjegonte Albës se, sipas tij, sjellja e Limit ndaj saj nuk ka qenë gjithmonë e respektueshme dhe se situata e krijuar nuk mund të justifikohet, pavarësisht ndjenjave.

“Këtu e kemi parë krejt. Prapëseprapë mendoj që është gabim, sado që dashuria mund të jetë e madhe,” u shpreh Londrimi.

Por Alba reagoi menjëherë, duke mbrojtur me vendosmëri qëndrimin e saj dhe duke theksuar se përvoja e saj personale me Limin është krejt ndryshe nga ajo që perceptojnë të tjerët.

“Saktësisht Limi është i vetmi që ka treguar respektin, vlerësimin dhe konsideratën më të madhe për mua, më shumë se kushdo tjetër këtu,” tha Alba.

Debati vijoi me shkëmbim mendimesh, ku Londrimi theksoi se secili ka të drejtën e perceptimit të vet, ndërsa Alba u shpreh se di shumë mirë çfarë lloj njeriu zgjedh në jetën e saj.

“Unë zgjedh një njeri që edhe në tension, kur vepron, nuk mendon vetëm për të mirën e vet, por edhe për mua. Thjesht ke zgjedhur të mos e dëgjosh Albën,” u shpreh ajo.

Megjithatë, ky diskutim ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, pasi më herët Limi është komentuar për sjellje jo të mira ndaj Albës, përfshirë edhe një moment kur është parë duke e goditur me një bluzë. Pikërisht për këtë arsye, Londrimi nuk u pajtua me deklaratat e saj, duke e konsideruar situatën shqetësuese.

Raporti mes Albës dhe Limit vazhdon të mbetet një nga temat më të diskutuara në shtëpi dhe në rrjetet sociale, duke ndarë opinionin e publikut në dy kampe.

Të fundit