Site logo

Ntreg

Limi “lë pas” Albën – shfaqet i buzëqeshur krah një tjetër vajze të njohur

Vetëm tre ditë pasi u konfirmua ndarja e tij nga Alba Pollozhani, këngëtari Lim Hoti duket se ka vendosur të ecë përpara me jetën… dhe me dikë të re në krah!

Alba e bëri publike ndarjen përmes një postimi emocional në rrjete sociale, ku pranoi se vendimi nuk ishte i lehtë për të, por premtoi se do të mbledhë forcat për të ecur përpara, këtë herë pa Limin në jetën e saj.

Por ndërkohë që Alba po përpiqet të përballojë emocionet pas ndarjes, Limi ka befasuar ndjekësit me një postim nga “UNUM Festival” në Shëngjin, ku shfaqet përkrah Endi Cinit, një vajzë jo pak e njohur në rrjete sociale.

Fotoja e publikuar tregon dyshen në momente të qeshura, duke ngritur menjëherë dyshimet për një afrim të ri vetëm pak ditë pas ndarjes me Albën.

Romanca mes Limin dhe Albës nisi në spektaklin “Ferma VIP 2”, ku ata krijuan një lidhje të fortë dhe të dashur për publikun. Më pas, lidhja e tyre vazhdoi edhe jashtë kamerave, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer në rrjet.

Ndaj lajmi i ndarjes së tyre erdhi si surprizë për ndjekësit, por postimi i fundit i Limit e ka bërë situatën edhe më të diskutueshme.

Limi “lë pas” Albën – shfaqet i buzëqeshur krah një tjetër vajze të njohur

Të fundit