Site logo

Ntreg

Limi zbulon anën e tij më të ndjeshme përmes një fotoje me djalin

Këngëtari Lim Hoti, i njohur për pjesëmarrjen në spektaklin “Ferma VIP”, ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim të veçantë. Për herë të parë, ai ka ndarë në rrjete sociale një foto me të birin, duke e uruar për ditëlindjen e 10-të me fjalë të thjeshta por plot ndjenjë: “Gëzuar ditëlindjen bir. Të dua.”

Gjatë kohës në “Ferma VIP”, Limi kishte ndarë shpesh momente nga jeta personale, ku foli me emocione për marrëdhënien e veçantë me të birin, pavarësisht viteve që kishin kaluar larg njëri-tjetrit. “Erdhi para 6 muajsh, kisha 4 vite pa e parë. Më tha: ‘Më premto që s’do më lësh më.’ M’u duk aq i zgjuar për moshën që ka”, u shpreh ai.

Limi zbuloi se djali flet tre gjuhë – turqisht, gjermanisht dhe anglisht – dhe ka një mentalitet të pjekur, duke shtuar se përpiqet ta mbështesë emocionalisht pa ndërhyrë në jetën e tij në mënyrë stresuese.

Postimi ka marrë shumë reagime pozitive, me ndjekës që përgëzojnë Limin për dashurinë dhe ndjeshmërinë si baba.

Limi zbulon anën e tij më të ndjeshme përmes një fotoje me djalin

Të fundit