“Linda Rei me akuza të rënda ndaj BBVK: ‘Olsa është gati të shkelë me këmbë këdo!’

“Linda Rei me akuza të rënda ndaj BBVK: ‘Olsa është gati të shkelë me këmbë këdo!’

Linda Rei, e cila u largua vetëm pak ditë pas nisjes së Big Brother VIP Kosova 4 për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për monitorim të diabetit, ka rikthyer akuzat ndaj produksionit të programit.

Në një intervistë për podcast-in e Grida Dumës, Linda sqaroi se largimi i saj ishte pasojë e neglizhencës dhe mungesës së përgatitjes nga ana e produksionit, pavarësisht paralajmërimeve që ajo kishte bërë më herët për nevojat e saj mjekësore.

“Shkova me frikë. Më lajmëruan se ku po shkoja dhe më erdhi shumë keq. Neglizhenca e pafund dhe etja për t’u rritur, që sipas meje e karakterizon Olsën, producenten, e cila është e gatshme të shkelë me këmbë çdokënd vetëm që të arrijë qëllimet e saj,” u shpreh Linda.

Ajo shtoi se pajisjet bazike të nevojshme për monitorimin e diabetit nuk ishin siguruar, ndonëse produksioni ishte informuar një muaj më parë.

“Për shembull, senzori që më mat nivelin e diabetit çdo sekondë. E dinin paraprakisht çdo gjë, madje e kam me mesazhe: ‘Do ta rregullojmë ne’. Por nuk u rregullua,” tha ajo.

Deklaratat e Lindës kanë ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa produksioni i BBVK-së ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar. Mbetet të shihet nëse ajo do të rikthehet ndonjëherë në një format të ngjashëm televiziv.

Të fundit