Site logo

Ntreg

Lindja e dytë e Fatmës, si një përsëritje e magjisë së parë

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu është bërë nënë për herë të dytë në muajin shkurt, kur solli në jetë djalin Noar. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Fatma ndau me publikun emocionet dhe detajet e këtij momenti të veçantë, duke e përshkruar si një përvojë që i kujtoi lindjen e parë, por me më shumë qetësi dhe përmbushje emocionale.

“Ka qenë shumë e çuditshme,” – tregon ajo. “Një ditë para lindjes isha për vizitë rutinë te mjekja, për të qenë e sigurt, pasi ndjeja kontraksione të lehta. Më thanë që isha afër dhe të përfundoja punët e mia sepse lindja mund të ndodhte së shpejti. Dhe ndodhi saktësisht si me Kianin – në orën dy e gjysmë të mëngjesit më plasën ujërat.”

Fatma përshkroi momentin si një déjà vu nga lindja e parë, por kësaj here me më shumë vetëdije dhe qetësi. E veçanta e kësaj përvoje ishte prania e partnerit të saj në sallën e lindjes, një dëshirë që nuk e kishte realizuar herën e parë.

“Këtë herë e kishim vendosur që ai do të ishte aty, do ta jetonim së bashku momentin. Gjërat që kisha peng nga hera e parë – si mungesa e partnerit dhe dëshira për të pasur një video të lindjes – u realizuan. Nuk e di si ta përshkruaj, ishte momenti më i bukur në jetë,” u shpreh Fatma me emocion.

Rrëfimi i saj solli shumë reagime pozitive nga publiku, duke vërtetuar edhe një herë lidhjen e fortë që ajo ka krijuar me ndjekësit ndër vite.

Të fundit