Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Livia, e njohur nga publiku për lidhjen dhe historitë e saj me Mevlan Shaba, ka ndarë një rrëfim emocional dhe të ngarkuar me akuza serioze.
Ajo ka zbuluar se po kalon një periudhë të vështirë emocionale, teksa flet hapur për tradhtinë që sipas saj, Mevlani ka ushtruar gjatë lidhjes së tyre.
“Ai më tradhtoi nëpër hotele, dhe e la një tjetër shtatzënë,” – shkruan Livia, duke bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente dhe reagime.
Por, teksa publiku priste një reagim zyrtar apo përgënjeshtrim nga ana e Mevlanit, ai habiti të gjithë me një postim krejt ndryshe: një buqetë me lule dhe sugjerime për mënyrat se si t’i bësh të dashurat të lumtura.
Kujt i ishin dedikuar lulet? A ishin një mesazh i koduar për Livia-n, për partneren tjetër, apo thjesht një tentativë për të shmangur zhurmën mediatike?
Për momentin, këtë e di vetëm Mevlani – ndërsa ndjekësit spekulojnë pa ndalur në komente.






