Site logo

Ntreg

Loredana Brati reagon ashpër pas deklaratës së të riut që e puthi: ‘Jepi detajet tamam!’

Loredana Brati reagon ashpër pas deklaratës së të riut që e puthi: ‘Jepi detajet tamam!’

Pak ditë më parë, në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, i ftuar ishte David Dano, i njohur për ngjarjen e bujshme kur së bashku me një tjetër të ri u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator, duke kërkuar dëmshpërblim për banesën e prishur gjatë ndërtimit të rrugës Transballkanike.

Por këtë herë, Davidi u bë pjesë e lajmeve për një arsye tjetër. Ai publikoi në Instagram një video me Loredana Bratin, ku dyshja duken mjaft të afërt, ndërsa në një moment ai e puth në faqe moderatoren. Videoja u përhap me shpejtësi dhe ngjalli kureshtje në rrjet: Çfarë fshihet pas kësaj puthjeje?

Pas deklaratës së Davidit, ka ardhur dhe reagimi i parë i Loredanës, e cila sqaroi publikisht ngjarjen:

“Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ishin edhe Laerti, Rizarta, Françeska Murati e të tjerë. Kemi qenë në varkë dhe Davidi ka ardhur në momentin që zbritëm, pra vetëm për disa minuta, tek moli. Kishte edhe fansa të tjerë që kishin marrë vesh që isha aty dhe erdhën për të bërë foto. Djali erdhi si fans për të kërkuar foto dhe video përshëndetëse — madje i dridhej dora nga emocionet në ato momente. Për të qenë sa më humane, thashë disa fjalë, por krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri goxha në siklet.
David, jepi detajet tamam se s’ka ndonjë gjë bobe…

Me këtë reagim, Loredana Brati i ka vënë kapakun thashethemeve që qarkulluan pas videos, duke e bërë të qartë se gjithçka ka qenë një moment spontan i një fansi entuziast, pa asnjë prapaskenë tjetër.

Loredana Brati reagon ashpër pas deklaratës së të riut që e puthi: ‘Jepi detajet tamam!’
Loredana Brati reagon ashpër pas deklaratës së të riut që e puthi: ‘Jepi detajet tamam!’

Të fundit