Site logo

Ntreg

Loredana flet troç për Joz Markun: “Unë e desha, ai jo”

Loredana Brati flet për raportin me Joz Markun: “Kam qenë e sinqertë me ndjenjat, por nuk mund të flas për tjetrin”

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Loredana Brati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Joz Markun, duke adresuar për herë të parë publikisht ndarjen dhe perceptimin e saj për atë që ka ndodhur mes tyre pas daljes nga Big Brother VIP.

Brati u shpreh se nga ana e saj ka pasur ndjenja të vërteta, por la të kuptohej se nga pala tjetër situata nuk ka qenë e njëjtë dhe se marrëdhënia mund të ketë qenë më shumë për efekt televiziv sesa për ndjenja të sinqerta.

“Nëse je ruajtur nga kamerat për katër muaj, kur del mezi pret ta jetosh atë njeri. Për sa kohë nuk ndodh, do të thotë që nuk ka pasur dashuri dhe është vetëm çështje shikueshmërie. Unë e kam deklaruar që jam ndarë. Kam qenë shumë e sigurt për ndjenjat e mia. Për palën tjetër nuk flas dot,” u shpreh ajo.

Deklarata e Loredanës ka ngjallur reagime dhe komente të shumta në rrjet, ndërsa publiku mbetet i ndarë në opinionet për këtë raport që mori vëmendje të madhe gjatë dhe pas reality show-t.

Të fundit