Site logo

Ntreg

Loredana kthehet atje ku filloi gjithçka /Ku është Jozi?

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale dhe të tërheqë vëmendjen e publikut me postimet e saj. Së fundmi, ajo ka ndarë momente nga një vend shumë i dashur për të – Italia – ku, sipas vetë Loredanës, ka kaluar pjesë të rëndësishme të fëmijërisë së saj.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Loredana ka folur shpesh për lidhjen emocionale me Italinë, duke e cilësuar si vendin e saj të preferuar dhe një “dashuri të vjetër” që gjithmonë e rikthen pas.

Ndërkohë, një tjetër temë që vazhdon të zgjojë interes është marrëdhënia e saj me Jozin, një tjetër ish-banor i BBV. Edhe pse për një kohë ata u përfolën për një lidhje të veçantë, statusi i tyre aktual mbetet i paqartë, pasi asnjëri nuk ka dhënë deklaratë konkrete pas daljes nga spektakli.

Loredana kthehet atje ku filloi gjithçka /Ku është Jozi?

Të fundit