Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Loredana Brati, ka ndezur kureshtjen e ndjekësve me një postim të fundit në Instagram, që lë të kuptohet për një rikthim të afërt në ekran.
Në një rubrikë pyetjesh me fansat, një ndjekës i shkroi:
“Dua të të shikojmë në ekran, na thuaj po.”
Ndërsa përgjigjja e Lorit ishte e shkurtër, por domethënëse:
“Kismet, shpejt.”
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente e hamendësime për projektin e ri që mund të jetë në horizont.
Në foto, ajo shfaqet me një fustan elegant të bardhë, në studion e “Goca dhe Gra”, ku dikur ka qenë moderatore për një sezon, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një rikthim të saj në televizionin shqiptar.
Edhe pse Loredana nuk ka zbuluar detaje të tjera, përgjigjja e saj lë të kuptohet se një projekt i ri është shumë pranë. Fansat tashmë po presin me padurim të zbulojnë nëse do ta shohin sërish në ndonjë emision apo format të ri mediatik.
Kujtojmë se së fundmi ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për raportet me Don Xhonin, pas ndarjes nga Jozin, me të cilin kishte krijuar lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.






