Site logo

Ntreg

Loredana reagon ashpër pas lajmeve për Kejsin dhe largimin nga programi

Loredana reagon ashpër pas lajmeve për Kejsin dhe largimin nga programi

Prej disa ditësh qarkulloi lajmi se Loredana Brati nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit”, duke shkaktuar valë reagimesh nga publiku. Në rrjetet sociale u përfol se arsyeja lidhej me një marrëdhënie të mundshme me konkurrentin Kejsi Hyseni, por këto mbetën vetëm thashetheme.

E lodhur nga spekulimet, Loredana reagoi ashpër në Instagram. Ajo i quajti “skandal” lajmet e portaleve që, sipas saj, shpikin histori për klikime:

“SKANDAL janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni më qafë figurën time duke më lidhur me këdo që afrohet më shumë se 1 metër. T’ju vijë turp!” – shkroi ajo.

Në një tjetër postim ironizoi edhe burimet e portaleve:
“Edhe, i thoni atyre burimeve tuaja të sigurta që s’janë aspak të sigurta.”

Me këtë reagim, Loredana e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të lejojë që emri i saj të përdoret për lajme të rreme.

Loredana reagon ashpër pas lajmeve për Kejsin dhe largimin nga programi
Loredana reagon ashpër pas lajmeve për Kejsin dhe largimin nga programi

Të fundit