Raporti mes Don Xhonit dhe Loredanës ka qenë prej kohësh një nga temat më të diskutuara në showbizin shqiptar. Dyshja janë përfolur shpesh për lidhjen e tyre, mes deklaratave publike, daljeve të përbashkëta dhe sinjaleve që kanë lënë pas.
Pak javë më parë, e ftuar në “Prive” te Liberta Spahiu, Loredana kërkoi që “të mos merremi me thashetheme”, por nuk kurseu fjalët e mira për reperin shqiptar, duke e vlerësuar lart si person dhe artist.
Pak ditë pas kësaj deklarate, një video e dyshes në një makinë ndezi sërish kureshtjen e publikut, duke u parë si një tjetër shenjë e afërsisë së tyre.
Dhe tani, vëmendjen e ka marrë një detaj i ri: një unazë në dorën e Loredanës. Bukuroshja, e cila po qëndron këto ditë në Prishtinë, është fotografuar me një unazë ari që nuk i ngjan stilit të saj të zakonshëm. Fansat vunë re menjëherë se bëhet fjalë për të njëjtën unazë që Don Xhoni ka mbajtur më parë në paraqitjet e tij.
Pyetja që po qarkullon është e qartë: a ia ka dhuruar reperi unazën Loredanës? Nëse po, atëherë ky mund të jetë një tjetër sinjal i fortë që lidhja e tyre është më shumë se një thashethem.







