Site logo

Ntreg

Loredana shpërthen ndaj Egli Takos: “Nuk ia fal kurrë gjestin që më bëri në Big!”

Loredana Brati shprehet e zhgënjyer me Egli Takon: “Këtë gjë nuk mund ta fshij”

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Loredana Brati, ka folur hapur për eksperiencën e saj brenda dhe pas reality show-t në një intervistë për “Pushime On Top” me moderatoren Lei Kraja.

Modelja, e cila fitoi pëlqimin e publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ka treguar se është ndjerë e zhgënjyer nga sjellja e disa ish-banorëve pas përfundimit të programit, duke përmendur konkretisht këngëtaren dhe aktoren Egli Tako.

“Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big, i ka hipur me këpucë dhe ma ka vënë sërish te vendi.
Këtë gjë që ka bërë Egli, që unë nuk e dija, është diçka që nuk e fshij dot,” – tha Loredana gjatë intervistës.

Deklarata e saj ka ngjallur interes te fansat e “Big Brother VIP”, duke sjellë sërish në vëmendje raportet e tensionuara mes ish-banorëve edhe pas përfundimit të spektaklit.

Loredana shpërthen ndaj Egli Takos: “Nuk ia fal kurrë gjestin që më bëri në Big!”

Të fundit