Moderatorja e njohur Arbana Osmani mund të rikthehet shumë shpejt në ekran, dhe këtë herë jo në “Top Channel”, por në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH).
Burime të “Vip Magazine” bëjnë me dije se Arbana është parë së fundmi në ambientet e RTSH-së, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesen e institucionit, Eni Vasili.
Ky takim ka ndezur menjëherë dyshimet se Osmani mund të jetë zgjedhja e re për të moderuar Festivalin e Fundvitit, një nga evenimentet më të rëndësishme muzikore të vendit.
Nëse kjo ndodh, do të shënonte një rikthim surprizë të Arbanës në skenën e Pallatit të Kongreseve – pas tre vitesh nga prezantimi i saj i fundit në të njëjtin festival.
Sipas burimeve, RTSH po i afrohet vendimit përfundimtar, ndërsa koha është e limituar pasi festivali do të nisë brenda pak javësh.
Ndërkohë, kujtojmë se si Arbana Osmani, ashtu edhe Luana Vjollca, kanë dorëzuar idetë e tyre kreative pranë organizatorëve, duke krijuar një garë të fortë mes dy prej moderatoreve më të njohura shqiptare.
Nëse marrëveshja konkretizohet, do të jetë një lëvizje e rëndësishme për Arbanën, e cila pas suksesit të madh me “Big Brother VIP Albania” pritet të sjellë një tjetër projekt të madh televiziv nën drejtimin e saj.






