Luana dhe Lori: Miqësia që vazhdon përtej ekraneve dhe projekteve

Ndryshe nga disa emra të njohur si Arbana Osmani, e cila ka folur hapur për largimin e saj nga ekrani, Luana Vjollca ka preferuar të mos komentojë publikisht përtej një postimi falenderues për mbi 15 vitet në televizion.

Pas kësaj, rrugët e saj televizive u ndanë nga ato të Klanit, ku provoi me dy projekte të shkurtëra si “Zemërluana” dhe “Love Island”.

Ndërkohë që Luana po finalizon një sezon të “Fermës” në Vizion Plus, ajo nuk ka harruar Lori Hoxhën, ish-shefen e saj në media.

Luana i ka dërguar Lori-t dhurata nga koleksioni i saj i ri “Lulu By Luana”, të cilat Lori i ka promovuar në dy InstaStory të dedikuara në llogarinë e saj zyrtare, duke treguar edhe mbështetjen e saj për brand-et e reja.

Në një nga story-t, Lori shkruan me përzemërsi: “Lulu im”.

Duket se miqësia mes tyre vazhdon edhe pse rrugët profesionale kanë marrë kahje të ndryshme. Apo ndoshta sërish do të ketë një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen?

Luana dhe Lori: Miqësia që vazhdon përtej ekraneve dhe projekteve

Të fundit