Site logo

Ntreg

Luana Vjollca braktis përkohësisht ekranin, debuton si aktore përballë Nik Xhelilajt

Luana Vjollca braktis përkohësisht ekranin, debuton si aktore përballë Nik Xhelilajt

Pas shumë vitesh në ekran dhe një karriere të suksesshme si moderatore, Luana Vjollca po hyn në një kapitull të ri profesional. Sezoni i ri televiziv e ka gjetur jashtë ekranit, por jo jashtë vëmendjes. Ndërsa fansat prisnin rikthimin e saj me një format të ri, Luana ka zgjedhur të sfidojë veten në një tjetër fushë: aktrimin.

Burime konfirmojnë se ajo ka nisur xhirimet për një film të ri komedi-aksion, ku do të luajë rolin kryesor përballë aktorit të njohur Nik Xhelilaj. Projekti po mbahet diskret, me synimin që debutimi i Luanës në aktrim të vijë si surprizë për publikun.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve për rikthimin në muzikë apo drejtimin e një programi televiziv, Luana këtë sezon ka zgjedhur të fokusohet edhe në sipërmarrje, duke zhvilluar bizneset e saj.

Megjithatë, ajo nuk e ka lënë pas dore televizionin. Luana ka dorëzuar një platformë zyrtare për prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH. Platforma është aktualisht në shqyrtim, ndërsa në garë për drejtimin e festivalit është edhe moderatorja Arbana Osmani.

Nga ana tjetër, autorja Zefina Hasani ka refuzuar të rikthehet si autore e festivalit, dhe sipas burimeve pranë RTSH, tashmë po diskutohet emri i gazetarit dhe moderatorit Ervin Kurti për këtë rol.

E ndërsa mbetet e paqartë nëse Luana do të rikthehet në ekran si moderatore, ajo po përgatitet të shfaqet për herë të parë si aktore në kinematografi – një hap i guximshëm që mund t’i hapë një rrugë krejt të re në karrierën e saj.

Të fundit