Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka ndërmarrë veprimet ligjore ndaj gazetarit Elton Tozaj, pas deklaratave të tij publike në lidhje me ish-partnerin e saj Krenar Çoçaj dhe partneren aktuale të tij, Endi Demneri.
Gjatë një interviste në emisionin “Zgjohu me MCN”, Tozaj deklaroi se Luana “i ishte vënë pas” ish-të dashurit të saj dhe partneres së tij. Ai përmendi një fluturim drejt Milanos ku, sipas tij, të tre ndodheshin në të njëjtin avion, si dhe afërsinë e vendndodhjes së Luanës gjatë pushimeve në Saint-Tropez, në të njëjtin qytet ku ndodhej edhe Çoçaj.
Sipas raportimit vetëm pak minuta pas transmetimit të emisionit, Vjollca ka depozituar padi përmes avokatit të saj. Avokati mësohet se ka kontaktuar gazetarin duke i kërkuar sqarime dhe prova për deklaratat e bëra live.
Nga ana tjetër, Elton Tozaj reagoi menjëherë në rrjetet sociale, ku publikoi një status ironik, duke shkruar:
“Qesha shumë! Pas intervistës time, vipja e radhës Luana më vë avokatin të më marrë në telefon. Këto s’kanë guxim të telefonojnë vetë… Klm dhe së shpejti me listën se kush del nëpër burgje si eskortë.”
Çështja pritet të vijojë në gjykatë, duke ndezur edhe më tej debatin publik mes personazheve të njohur






