Atmosfera verore në një nga beach bar-et më të njohura të Ksamilit pritej të arrinte kulmin me performancën e Luiz Ejllit, por ndjekësit dhe të ftuarit u përballën me një mungesë të papritur.
Pavarësisht se ishte parë në ambient gjatë ditëve të mëparshme, këngëtari është larguar menjëherë për shkak të një emergjence personale, siç konfirmohet nga vetë organizatorët në një njoftim zyrtar.
“Për arsye personale, artisti është larguar sot nga ambienti. Nëse keni kryer pagesë për këtë event, na dërgoni emrin e rezervimit dhe do të kujdesemi për rimbursimin,” thuhet në deklaratën publike.
Organizatorët nuk dhanë më shumë detaje mbi natyrën e emergjencës, por bënë të ditur se janë të angazhuar për të kthyer mbrapsht pagesat dhe për të ruajtur korrektësinë ndaj publikut.

