Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka befasuar ndjekësit me një njoftim të ri që ka ndezur menjëherë kureshtjen e publikut.
Përmes një postimi në InstaStory, artisti nga Shkodra zbuloi se është duke u përgatitur për një film të ri, ku do të luajë krah partneres së tij, Kiara Tito.
Në postimin e tij, Luizi shkroi:
“Në shkurt 2026. Lajmet do të bëhen film dhe filmi do të bëhet lajm.”
Ky mesazh ka ngjallur shumë reagime nga fansat, të cilët mezi presin të mësojnë më shumë detaje rreth projektit, roleve që do të kenë çifti dhe subjektit të filmit.
Burime pranë produksionit bëjnë të ditur se përgatitjet kanë nisur dhe xhirimet janë në proces, duke bërë që pritshmëritë për premierën e planifikuar në shkurt të vitit 2026 të jenë të larta.
Ky projekt shënon një hap të ri në karrierën e Luizit, i cili duket se po zgjeron horizontin e tij artistik, duke kaluar nga muzika në botën e aktrimit – ndërsa bashkëpunimi me Kiara Titon pritet të sjellë një energji të veçantë në ekran.
Fansat tashmë janë në pritje të çdo detaji të ri, duke e kthyer këtë film në një nga ngjarjet më të përfolura të vitit të ardhshëm në showbiz-in shqiptar.






