Luiz Ejlli i drejtohet Julian Dedës live në studio: “Si s’ke turp!”

Luiz Ejlli i drejtohet Julian Dedës live në studio: “Si s’ke turp!”

Këngëtari Luiz Ejlli dhe aktori Julian Deda ishin të ftuar në emisionin Breaking, ku nuk munguan batutat dhe ironitë mes tyre.

Me stilin e tij karakteristik, Luizi iu drejtua Julit me një koment thumbues lidhur me rrugëtimin e këtij të fundit në Big Brother VIP Albania, duke i thënë me humor: “Si s’ke turp që del këtu, të mundi Egla”.

Nga ana tjetër, Juli nuk mbeti pas dhe iu përgjigj menjëherë: “Është më mirë të të mundë Egla se sa të humbasësh me Luizin”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Shkëmbimi i batutave u prit me reagime të shumta në rrjet, ku fansat e dyshes e komentuan momentin si një “përballje” plot sportivitet dhe humor.

Të fundit