Luiz Ejlli i operuar?! S’pat dhimbje në sallë, por në… faturë!

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një moment pas një ndërhyrjeje mjekësore që ka kryer në këmbë.

Në një story të publikuar në Instagram, ai shfaqet me fashë të madhe në këmbë, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një operacion.

Por, si gjithmonë, Luizit nuk i mungon humori. Edhe pse ndërhyrja ka qenë e qartë, ai tregoi se dhimbjet e vërteta nuk i ka pasur gjatë procedurës, por pas saj.

“Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova tek recepsioni për faturën, aty më filluan krizat…”, shkruan ai me stilin e tij të zakonshëm plot ironi.

Me këtë postim, Luiz tregon edhe një herë se, pavarësisht situatës, di të kthejë çdo përvojë në batutë tipike alla-Luiz Ejlli.

Të fundit