Një përplasje virtuale mes ish-mikeshave Kiara Tito dhe Dojna Mema ka marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi në të është përfshirë dhe bashkëshorti i Kiarës, Luiz Ejlli.
Pas reagimit të Dojnës në rrjete sociale, ku shprehej se heqja e “follow”-t nga Kiara ishte e papritur, Luizi duket se ka vendosur ta ironizojë situatën në mënyrën e tij.
Ai ka publikuar një postim që ngjan me stilin e Dojnës, duke shkruar:
“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e papare, dhe kam shumë interes ta tjerre edhe më shumë publikisht. Natën e mirë.”
Bashkë me tekstin, Luizi ndau një screenshot të një bisede të vjetër me Kiarën, e cila nuk kishte lidhje me situatën aktuale – një detaj që shumë ndjekës e panë si një mënyrë ironike për të komentuar “dramat” mes vajzave.

Tashmë, fansat presin nëse do të ketë ndonjë reagim nga Vlashent Sata, bashkëshorti i Dojna Memës, për të cilin kjo histori duket se nuk ka përfunduar ende.






