Site logo

Ntreg

Luiz Ejlli ndryshon krejtësisht pamjen – tani është zeshkan!

Luiz Ejlli di gjithmonë si të mbajë vëmendjen e publikut. Pas suksesit të madh në “Big Brother VIP Albania”, këngëtari vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura e më të komentuarat në rrjetet sociale.

Së fundmi, ai ka surprizuar fansat me një ndryshim të ri në pamjen e tij: Luizi është kthyer në zeshkan.

Gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ai kishte zgjedhur modelin me flokë të bardhë, një stil që u kthye menjëherë në trend dhe që shumë fansa u përpoqën ta imitonin. Por tashmë, Luizi ka vendosur t’i rikthehet një dukjeje më natyrale dhe serioze.

Fotot e tij si zeshkan kanë bërë xhiron e rrjetit dhe komentet nuk kanë munguar. Një pjesë e ndjekësve thonë se ky stil i shkon më shumë, ndërsa të tjerë shprehen se e kanë të vështirë ta imagjinojnë pa “look-un” e bardhë që e bëri aq të famshëm brenda reality show-t.

Një gjë është e sigurt: Luizi mbetet një nga personazhet që di të surprizojë dhe të krijojë gjithmonë lajm, edhe me një detaj të thjeshtë në pamjen e tij.

Luiz Ejlli ndryshon krejtësisht pamjen – tani është zeshkan!

Të fundit