Site logo

Ntreg

Luiz Ejlli reagon pasi u akuzua për vjedhje muzike!

Pas zërave që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku aludohet se Kiara Tito është në pritje të ëmbël për herë të dytë, Luizi Ejlli ka vendosur të reagojë – në stilin e tij të njohur, me humor dhe ironi.

Në vend të një deklarate zyrtare, fituesi i “Big Brother VIP Albania” publikoi një video me tone komike e folklorike, ku shfaqet së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari. Me batuta dhe një dozë të lehtë autoironike, Luizi mohoi në mënyrë të tërthortë lajmet për një shtatzëni tjetër, duke sjellë për publikun një qasje kreative dhe argëtuese.

Videoja u bë virale në rrjet, duke grumbulluar mijëra shikime dhe komente pozitive nga fansat që vlerësuan natyrshmërinë dhe sensin e humorit të çiftit.

Por ndërsa shumica e publikut u argëtua, pati edhe zëra kritikë. Kompozitori Driton Fazliu reagoi publikisht, duke akuzuar Luiz Ejllin për përdorim të paautorizuar të një krijimi muzikor. Sipas tij, melodia e përdorur në video është kompozuar nga Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi mban firmën e M&D Studio – konkretisht Muhamet Selimi dhe vetë Fazliu.

“Është për të ardhur keq që në një publikim të tillë nuk përmenden autorët origjinalë. Respekti për kontributin artistik është i domosdoshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për muzikën folklorike,” shkroi Fazliu në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Për momentin, Luizi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje ndaj këtij reagimi, ndërsa videoja vazhdon të qarkullojë gjerësisht në rrjet.

Të fundit