Luiz Ejlli sërish në BBV? Menaxheri i tij ndez thashethemet

Luiz Ejlli sërish në BBV? Menaxheri i tij ndez thashethemet

A do të rikthehet Luiz Ejlli sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri?

Menaxheri i tij, Jetmir Agaj, në një intervistë për “Prive” ndezi aludimet duke lënë të kuptohet se një ftesë për rikthimin e Luizit në “Big Brother VIP Albania” është përfolur prej kohësh.

“E di që do t’i mundte të gjithë edhe një herë,” tha Agaj, duke shtuar se pas suksesit të Luizit, çdo konkurrent i ardhshëm është krahasuar me të.

Sipas tij, një rikthim i mundshëm i këngëtarit do të garantonte një tjetër spektakël të paharrueshëm për publikun. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse një format i ri me ish-fitues do të realizohet në Shqipëri apo Kosovë.

Të fundit