Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar me një deklaratë të fortë pas publikimit të një rasti tronditës, ku një burrë akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe gjatë fazës së hetimeve paraprake, i dyshuari ka pranuar veprën, ndërsa në seancën e fundit në gjykatë, nuk ka folur por ka pohuar akuzat me tundje koke.
I prekur thellë nga kjo ngjarje, Luizi ka publikuar në Instastory një mesazh të ashpër ku shkruan:
“Po të isha kryeministër, do t’ia lidhja vetë litarin dhe do e vija në shesh. Askush s’ka të drejtë të preki një fëmijë!”
Deklarata e tij është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit.







