Site logo

Ntreg

Luizi dhe Kiara sjellin lajmin e madh: Vijnë me një film!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mbeten një ndër çiftet më të dashura dhe të komentuar në showbizin shqiptar.

Së fundmi, Luizi ka ndarë me ndjekësit një lajm të madh përmes rrjeteve sociale. Ai ka zbuluar se së bashku me Kiarën po përgatiten për një film të ri, një projekt që ka zgjuar menjëherë interesin e publikut.

Sipas tij, xhirimet do të nisin së shpejti dhe këtë herë ai do të vijë me një rol krejtësisht ndryshe nga ai në filmin e kaluar.

Ende nuk janë dhënë më shumë detaje, por projekti pritet të sjellë surpriza dhe të emocionojë publikun.

Të fundit