Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po vazhdojnë të jetojnë një nga periudhat më të bukura të historisë së tyre të dashurisë. Çifti, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes së publikut, këtë verë ka ndarë me ndjekësit momente të shumta nga udhëtimet dhe pushimet e tyre romantike.
Në një foto të fundit që po qarkullon në rrjetet sociale, Luizi shihet duke e mbajtur Kiarën në prehër. Ky gjest i thjeshtë, por i mbushur me dashuri, ka emocionuar qindra fansa, të cilët nuk kanë kursyer komentet pozitive.

Shumë prej tyre e kanë cilësuar Luizin si “burrin ideal”, duke theksuar mënyrën se si ai e trajton dhe e përkujdeset për Kiarën.
Dashuria mes çiftit duket më e fortë se kurrë, ndërsa ata po shërbejnë si shembull për çiftet e tjera, duke treguar se vëmendja dhe gjestet e vogla janë ato që e mbajnë të gjallë një marrëdhënie.






