Site logo

Ntreg

Luizi këndon këngën e preferuar të Kiares.

Luiz Ejlli surprizon me një gjest romantik – realizon cover-in e këngës së preferuar të Kiarës

Luiz Ejlli ka befasuar fansat – dhe veçanërisht partneren e tij, Kiara Tito – me një gjest të kombinuar mes romantizmit dhe artit.

Në një postim të fundit në Instagram, Kiara ka zbuluar se i kishte kërkuar Luizit të realizonte një cover të këngës së saj të preferuar dhe më virale në TikTok, “Kamin”, dhe ai e përmbushi dëshirën e saj pa hezituar.

He nailed it,” – shkroi Kiara në Instastory, ku publikoi edhe videon e interpretimit të Luizit, e cila u prit me shumë entuziazëm nga ndjekësit.
Në video, këngëtari shfaqet duke interpretuar me ndjeshmëri dhe profesionalizëm, duke vënë në pah vokalin e tij të fuqishëm dhe emocionin që e shoqëron në çdo varg.

Ky gjest ka prekur ndjekësit dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke u kthyer në një tjetër dëshmi të lidhjes së veçantë dhe të natyrshme që çifti ndan me publikun.

Luizi këndon këngën e preferuar të Kiares.

Luizi këndon këngën e preferuar të Kiares.

Të fundit