Këngëtari dhe ish-fituesi i spektaklit Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka ndarë një mesazh të fuqishëm dhe emocional në rrjetet sociale, duke shprehur respektin dhe admirimin e tij të thellë për Policinë Ushtarake të Kosovës.
Përmes një postimi në Instastory, ku shfaqet një foto me pjesëtarë të këtij institucioni, Ejlli vlerëson kontributin dhe sakrificën e tyre për mbrojtjen e vendit dhe dinjitetin kombëtar.
“Nderi i një kombi matet me guximin e burrave që e mbrojnë me uniformë. Ata nuk kërkojnë lavdi, por janë arsyeja pse e gjithë Kosova jeton me dinjitet. Kur sheh këta burra, kupton se Kosova ka rrënjë të thella dhe shtyllë të fortë. Mbi tokë të lirë, ecin burra të fortë. Respekt për Policinë Ushtarake të Kosovës,” – ka shkruar Luizi.
I njohur për qëndrimet e tij patriotike dhe lidhjen e fortë me çështjet kombëtare, Ejlli ka zgjedhur sërish të përdorë zërin e tij publik për të përçuar mesazhe uniteti, krenarie dhe mbështetjeje për ata që mbajnë veshur uniformën me dinjitet.







