Një moment i papritur ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte moderatorja Kiara Tito. Gjatë intervistës, moderatorja Ori Nebijaj vendosi të telefonojë aktoren dhe ish-banoren e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixharin, duke sjellë kështu një moment të rrallë mes dy ish-rivaleve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Telefonata e Oltës u prit me buzëqeshje dhe sportivitet nga të dyja palët, ndërsa aktorja e përshëndeti Kiarën dhe, me shumë humor, i dërgoi përshëndetje edhe Luiz Ejllit, fituesit të edicionit ku të dy morën pjesë.
Por, reagimi i Luizit nuk vonoi.
Në një postim në Instagram, ai hodhi një thumb të hollë, duke lënë të kuptohet se momenti mund të ketë qenë i inskenuar.
“Më shpejt e nxori regjia foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, meqë kështu ishte edhe tema,” – shkroi Luizi me ironi.
Postimi i tij u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale, duke ndezur një valë reagimesh mes fansave të “BBVA”.
Ndërsa disa e mbështetën Luizin, të tjerë menduan se ky ishte thjesht një moment televiziv i organizuar për argëtim.
Pavarësisht debateve, duket se energji rivaliteti ende ekziston mes ish-banorëve më të komentuar të “Big Brother VIP 2”, edhe pse spektakli ka përfunduar prej kohësh.







