Luizi surprizon me një lajm të ëmbël familjar: “Familja Ejlli u shtua me një vajzë!”

Luizi surprizon me një lajm të ëmbël familjar: “Familja Ejlli u shtua me një vajzë!”

Këngëtari i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka ndarë një video të veçantë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Në klipin e publikuar, ai shihet duke i bërë një dhuratë të bijës së tij, Lunës – një kukull lodër nga filmi i famshëm “Frozen”.

Duke e shoqëruar momentin me humor, Luizi tha:
“Familja Ejlli është shtuar me një anëtar tjetër. Nuk është djalë, por vajzë, dhe e ka emrin Elsa.”

Ky postim i ëmbël dhe plot humor u mirëprit menjëherë nga fansat, të cilët e mbushën rrjetin me komente pozitive.

Të fundit