Site logo

Ntreg

“Mallkime dhe shpifje” / Kiara Tito thyen heshtjen për komentet ndaj Luiz Ejllit!

“Mallkime dhe shpifje” / Kiara Tito thyen heshtjen për komentet ndaj Luiz Ejllit!

Moderatorja dhe influencerja e njohur, Kiara Tito, ka reaguar së fundmi ndaj komenteve negative që qarkullojnë në rrjete sociale për bashkëshortin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.

Në një sesion pyetjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt: “Si ndihesh kur bashkëshortit tënd i thonë fjalët më negative, dhe si e përjeton ai?”

Kiara u përgjigj me qetësi dhe maturi, duke dhënë një reflektim që shumë ndjekës e kanë vlerësuar:

“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje.”

Moderatorja shtoi se as Luizi nuk merret me komentet apo shpifjet që qarkullojnë:

“Pastaj, Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet e mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë.”

Me këtë përgjigje, Kiara dha një mesazh të qartë për të gjithë ata që përpiqen të përfshijnë çiftin në debate apo komente negative, duke treguar se ata kanë zgjedhur të mos u japin rëndësi dhe të fokusohen në jetën e tyre.

Aktualisht, Kiara drejton spektaklin e njohur të humorit “Portokalli” në Top Channel, ku duket më e përqendruar se kurrë në karrierën e saj televizive.

“Mallkime dhe shpifje” / Kiara Tito thyen heshtjen për komentet ndaj Luiz Ejllit!

Të fundit