Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, ka folur së fundmi për herë të parë në mënyrë të hapur rreth marrëdhënies së shumëpërfolur mes Gjestit dhe Eglit.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Valbona ndau detaje nga jeta e saj private dhe profesionale, por nuk ngurroi të ndalet edhe te dyshja e njohur që rrëmbeu vëmendjen e publikut gjatë spektaklit.
“Ata janë mirë, si Egli edhe Gjesti janë shumë mirë, e treguan edhe në ‘Post BB’ që po vazhdojnë njohjen edhe jashtë,” – u shpreh Valbona, duke mohuar kështu zërat për një ndarje të mundshme.
Ajo shtoi gjithashtu se ruan një marrëdhënie të mirë me fituesin e edicionit, Gjestin, duke e vlerësuar atë si një person me vlera dhe energji pozitive.
Deklaratat e saj duket se vënë një pikë mbi “i” për fansat që kishin nisur të spekulonin mbi fundin e lidhjes mes dyshes, duke treguar se njohja mes tyre po vazhdon përtej kamerave.






