Site logo

Ntreg

Marvel, vajza e Ana Likës dhe Bjordi Mezinit, qenka vërtet një mrekulli!

Pas gjashtë muajsh që nga ardhja në jetë e vajzës së saj, aktorja Ana Lika ka vendosur të ndajë me publikun portretin e vogëlushes Marvel.

Ana dhe partneri i saj, Bjordi Mezini, u bënë prindër për herë të parë gjashtë muaj më parë, por deri sot kanë ruajtur privatësinë e të bijës.

Në një postim plot emocion në Instagram, Ana shkroi:

“Mrekullia ime Marvel. Sot bën 6 muaj dhe unë nuk e di se si kaluan kaq shpejt këto ditë. Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde (dhe tulet e tua). Faleminderit që më dhe emrin ‘mami’. Të dua pafund, poçi im i vogël.”

Me humor, ajo i kërkoi edhe ndjesë të bijës për publikimin e fotos:

“P.S.: Më fal që të nxori mami me fytyrë në Instagram, e di që e ke qejf privatësinë.”

Ana dhe Bjordi, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të serialit “Hot”, e bënë publike romancën e tyre një vit më vonë përmes rrjeteve sociale.

Marvel, vajza e Ana Likës dhe Bjordi Mezinit, qenka vërtet një mrekulli!
Marvel, vajza e Ana Likës dhe Bjordi Mezinit, qenka vërtet një mrekulli!

Të fundit